Hej ç`kemi! Jam këtu! Ju s`mund të më shihni më por unë ju
shoh. Disa nga ju I shoh me dashuri, se ashtu më panë. Disa I shpërfill siç më shpërfillën, por askënd
nuk urrej si më urryen. Unë nuk di të urrej, jam I dashur. A t`ju tregoj shpejt e shpejt historinë e jetës
sime? (për aq sa zgjati)
Unë quhem
Zeppelin. Domethënë quhesha. Domethënë unë linda pa emër por…nejse. Po e nis
nga fillimi fare.
Linda në një lagje të varfër, ku shtëpia e prindërve të mij ishte një fuci e
mbetur shtrirë në fundin e një rrugice dhe kuzhina e familjes sime ishte kazani
I vjetër I plehrave që ishte gati të binte dita-ditës! Në fillim të rrugicës,
afër kazanit, kalonin shpesh njerëz. Disa prej të cilëve na shihnin si qënie të
bukura. Kalamajt na kishin më shumë qejf, por ca kalamaj kishin ca mama që I tërhiqnin
për dore me zor dhe I thoshin se ne ishim të sëmura ose do ti hanim. Kjo na lëndonte.
Ne nuk I ham njerëzit dhe nuk ishim të sëmura. Ne vuajmë për një përkëdheli dhe
kur e marrim një të tillë e tregojmë mirënjohjen me gërrhimat tona shëruese.
Gjithsesi…
Mami jonë ishte një prej maceve më të bukura të lagjes ku linda. Kur linda unë,
mami bëri edhe shtatë motra dhe vëllezër të tjerë për mua. Sa shumë që I doja…
Por vëllezërit dhe motrat e mija I morën njerëzit në shtëpitë e tyre. Sa më bëhej
qejfi që ata gjenin një familje. Vetëm unë ngela me prindërit. Nuk e kuptoja përse
mua nuk më afrohej kush. E kishim fuçinë tonë dhe rrinim atje. Mami me babin
sillnin ushqime, por unë isha I vogël dhe doja vetëm të pija. Pas ca kohësh
fillova edhe të haja. Mami nuk më linte të dilja shumë largë fuçisë, po unë si
mistrec I ikja fshehur. Ca ditë ra shi, dhe mami nuk më la të dal fare jashte
fuçisë. Kisha frikë. Nuk kasha provuar ndonjëherë të lagesha. Kur mbusha 2
muaj, mami solli nje cop proshutë në fuci. E hëngra të gjithën dhe dola I
lumtur përjashta. Nuk e kuptoja pse njerëzit më shmangeshin. Vëllezërit dhe
motrat e mija I morën pa bërë një javë, mua jo. Dola te trotuari para koshit me
shpresen se do më merrnin. Por disa më shtynin, disa ndërronin rrugë kur më
shihnin, disa më trëmbnin. Unë ikja deri te fuçia dhe kthehesha prap në
trotuar. E kasha vendosur që atë ditë të gjeja një shtëpi, se mami nuk do rrinte
gjithmon me mua. Atë e prisnin në shtëpi. Por aty ndodhi më e keqja. Një djalë
më vërsuli qenin të më kapte. Po vrapoja pë rte fuçia por nuk po e kapja dot. Në
gjysmën e rrugës qeni më kapi me dhëmbë në këmbë. Mendova se më erdhi fundi.
Putrat e mija ishin të pafuqishme kundër dhëmbëve të tij. Isha vetëm 2 muajsh
dhe nuk doja të vdisja aq shpejt, kur në moment qeni më lëshoi dhe iku me vrap
duke qarë. Nuk po kuptoja. Ndjeva vetëm një dorë të ngrohtë që më kapi me
kujdes dhe një zë të bukur që më fliste:
- Hej bukurosh! Je I sigurtë tani. Qenin e largova unë.
Asnjëherë më parë nuk isha ndjerë aq I sigurtë. Për një moment pash poshtë dhe
më kapi prap frika. Ju hodha direct në gjoks atij që po më mbante në duar.
Kisha frikë. Nuk isha ngjitur ndonjëherë aq lartë. Djali që më mbante në gjoks
hoqi bluzën me zinxhir dhe më mbuloi me të. Më kishte shtërnguar pas vetes dhe ndihesha sin ë parajsë. Filloi të
pyeste njerëzit rrugës nëse isha I ndokujt aty afër. Më kapi ankthi. Mendova se
do më linte prap tek fuçia. Nuk doja të kthehesha atje. Mami iku kur pa se më
mori ai në krah. Do mbetesha vetëm. Doja ti tregoja që nuk më do askush por nuk
flisja dot si ai. Pikërisht në atë moment ai më mori mes duarsh dhe më pa në
sy:
- Hej Sybukur. Më duket se nuk të dashka njeri! Mos u mërzit se të dua unë. Do
të marr në shtëpi që të mjekojmë pak këtë këmbën që na bëri dhuratë ai qeni I
keq dhe do flem gjumë. Nesër do ikim të dy tek xhaxhi doktori të vizitohesh.
Hajde mbështetu prap te kraharori. Të thash që quhem Akil? Ndersa ti,
hmmmmmmmmmm, si thua për Zeppelin?
Në atë moment u ndjeva si kurrë më parë. Kisha një emër dhe një familje. Nuk
isha më kotelja e urryer e koshit të plehrave. Tani isha Zeppelin-i!
Java e parë ishte e vështirë. Me zor e lëvizja putrën ku më kishte kafshuar
qeni. Përveç kësaj, doktori I tha Akilit që isha ftohur dhe duhet të qëndroja
brënda, afër vatrës. Është e vërtetë që ne maçokëve na pëlqen të rrijmë afër
zjarrit, por jo mua. Unë isha një shpirt I lirë. Sikur të mos ishin të gjitha këto,
me zor I mbushëm mëndjen edhe mamit të Akilit që unë isha I mirë. Akili nuk
ishte I vogël por rrinte në shtëpi me mamin dhe ajo më bënte për të ngrënë. Ja
fitova zemrën shpejtë. Ishte një mami e mirë. Ajo u kujdes dhe unë u shërova
shpejtë. Fillova të dilja përjashta. Në fillim vetëm në oborr që të mos
humbisja, pastaj fillova të bëja xhiro në lagje. Plakat I thonin mamit pse më
mbante, mos I sillja ters. NUK MBAHET MAÇOKU I ZI NË SHTËPI SE ËSHTË TERS I tha
një ditë një plakë tek dera. Por ajo ishte një mami e mirë. I thoshte gjithnjë
se isha I urtë.
Tani, jo për tu mburrur po isha djalë I mbarë. Nuk luaja me perdet, çiçin e bëja
gjithmmonë përjashta poshtë pemës që vaditej përditë, frigoriferin nuk e
ngacmoja me putra. Unë isha maçoku ideal, por asnjëherë nuk e kuptova pse më
lanin në vaskë. E urreja vaskën. Unë isha vet I pastër. Gjithsesi…
Ditët kalonin dhe unë rritesha. Gjatë ditës rrija me mamin ose bëja xhiro në
lagje. Pasdite, kur kthehej nga puna Akili, luaja me të. Ngjiteshim në çati.
Aty I pëlqente Akilit të shkruante poezi ose të dëgjonte muzikë rock. Një ditë
më mori afër vetes dhe më tregoi pse ma kishte vënë emrin Zeppelin, paçka se unë
e kasha kuptuar më parë. Kur vajta 2 vjeç kisha edhe unë të dashur, si Akili.
Ajo ishte e bardhë si Bora. Ishte macja e të dashurës së Akilit, Iridës. Madje
ne bëm kotele para atyre. Unë dhe Bianka bëm pesë kotele. Katër goca dhe një çun.
Çuni ishte identik si unë. I zi dhe me sy gri. Gocat I dhamë tek shokët dhe shoqet
e Akilit ndërsa djalin e mbajti Irida duke qënë se Bianka do ikte me motrën e
Iridës. Ishin kohë të vështira. Ndarja nga Bianka më lëndoi, por kasha Ziun,
djalin tim. Lunim shpesh. Akili me Iridën menduan se ziheshim. E doja shumë
djalin tim.
Kohët e vështira nuk ishte e thënë të mbaronin aty për mua. Akili do ndërronte
shtëpi. Vajtëm te shtëpia e re por nuk ishte për mua. Ishte një shtëpi në
pallat, mes pallatesh. Nuk kishte vënd për mua atje. Isha gjithë kohës I plogësht.
Një ditë pash derën hapur dhe ja mbatha. Me zor e gjeta rrugën për në shtëpinë
e vjetër. Kur e pash nga largë u lumturova. Pash drita të ndezura dhe vrapova.
Akili e kishte kuptuar pse kasha ikur dhe kishte ardhur prap te shtëpia e re.
Vrapova të futesha nga dritarja, si gjithmonë, por kur u futa brënda nuk pash
as Akilin dhe asnjë nga ata që njihja. Përkundrazi, disa supersticioz të
tmerruar më goditën me një gotë që u thye në kokën time. Dhimbja ishte e
tmerrshme. Akili erdhi më mori dhe më çoi dirktë në spital. Më operuan për të më
hequr copën e xhamit të mbetur nga gota në kokën time por më kotë. Aty pash për
herë të parë Akilin të qante. Tani ai kujdeset për Ziun. Im bir nuk ishte
shpirt I lirë si unë, ndaj nuk e ka problem të qëndroj në pallat.
Unë ju shoh nga këtu sipër. Të gjithë ju që më deshët, ju dua. Të gjithë ju që
urreni macet e zeza, ju lutem mos e bëni. Nëse banorët e rinj të shtëpisë ku
unë jetova nuk do ishin supersticiozë, unë sot do isha gjallë. Ne jemi si ju,
nuk I bëjmë keq askujt.
Lamtumirë, Zeppelini.