Wednesday, April 25, 2018

Turkesha


Dritero Agolli - TURKESHA




Dikur kam njohur një turkeshë
Nga vend i largët Adana
Me sy të zez e vetullzezë,
Me flokët lyer me këna. 
Ajo në vesh më pëshpëriste
Si fërfërima në zabel,
Po fërfërima ishte turqishte
Si varg divani: “Çok gyzel!”.
Çudira pranë saj mendoja,
Çudirat merrnin rrugën vrap,
Këtë turkeshë tek pushtoja
Unë Anadollin bëja zap.
Nga buzët rridhte një turqishte,
Siç rridhnin rimat në gazel;
Turkesha këngë pëshpëriste:
“Ah, arnaut, gjyzel, gjyzel!”.
Turkeshë e dashur, kjo që ndodhi
Të kishte ndodhur atëherë,
Kur Krujën digjte Anadolli,
Ç’do kishim bërë moj e mjerë?
S’do mend që kokën Skënderbeu
Ma kishte prerë si karpuz:
“Tani kur flakë digjet dheu,
Ti puth turkeshën, mor domuz?”
Dhe ti mbi trupin tim do bije,
Do shaje Krisht e Muhamet,
Mes kujës faqet do t’i çirrje;
“Ah, arnaut, medet, medet!”
…por gjer këtu s’do kisha rënë,
S’do kisha kohë për sevda,
Pusi diku do kisha zënë,
Atje mbi muret në kala.
Kjo histori është e trilluar,
Kur isha larg në Adana,
Betohem, hiç s’kam dashuruar
Ndonjë turkeshë me këna!
E ku ta lija një lanete,
Një xhinde Shkodre, një kaproll,
Ajo me not do çante dete
Dhe do më gjente në Anadoll. 
Po kjo s’do të thotë që s’i dua
Syzeskat turke si gazel,
Kur çel si bahçe, rrjedh si krua
Nga buzët verbi “Çok gyzel!”

Tuesday, August 9, 2016

Për botën tjetër...!

S'ish me ai!
Ish thyer nga një i vjetër...
Ish lodhur nga shumë premtime
të mbetura në letër!

Gjakun më s'e ndjente
e zemra i kish mbetur.
S'ndjente më tik-take,
ndoshta i ish tretur...

Nga të gjitha anët ruhej
se ç'do besim e pat humbur.
Syt i ngulte tek unaza e vjeter
Faraoni pa skrupuj...

Syt i pat mbuluar,
E syzet s'd'i hiqte më kurrë.
Thuhej se gjak i kullonin
se lot s'kish më shumë...

Kish thënë se kur të vdiste,
me vete ti jepnin një letër,
ti jepnin kapelën gri
dhe një sahat të mbetur...

Thursday, May 5, 2016

Shi pa er'

Fill pas puthjes nisi shiu,
shi i butë si lot njeriu...
Shi që s'binte veç mbi të
që s'ish i lumtur për asgjë.

E ditët filluan me atë shi.
Ai largë prej saj e ajo largë prej tij!
Pika shiu që gjenin një sy për streh'
Ai, ajo dhe shiu bëheshin tre!

Ai s'ish një status
edhe pse ajo e gjente atje!
S'ish as një pikë shiu
edhe pse në sy u gjend!

Ai ish një ndjenjës
që ndjente edhe n'er,
Kur shiu çuditës
binte për në qiell!

Thursday, July 9, 2015

Zeppelini i Zi


Hej ç`kemi! Jam këtu! Ju s`mund të më shihni më por unë ju shoh. Disa nga ju I shoh me dashuri, se ashtu më panë. Disa I shpërfill siç më shpërfillën, por askënd nuk urrej si më urryen. Unë nuk di të urrej, jam I dashur. A  t`ju tregoj shpejt e shpejt historinë e jetës sime? (për aq sa zgjati)
Unë quhem Zeppelin. Domethënë quhesha. Domethënë unë linda pa emër por…nejse. Po e nis nga fillimi fare.

Linda në një lagje të varfër, ku shtëpia e prindërve të mij ishte një fuci e mbetur shtrirë në fundin e një rrugice dhe kuzhina e familjes sime ishte kazani I vjetër I plehrave që ishte gati të binte dita-ditës! Në fillim të rrugicës, afër kazanit, kalonin shpesh njerëz. Disa prej të cilëve na shihnin si qënie të bukura. Kalamajt na kishin më shumë qejf, por ca kalamaj kishin ca mama që I tërhiqnin për dore me zor dhe I thoshin se ne ishim të sëmura ose do ti hanim. Kjo na lëndonte. Ne nuk I ham njerëzit dhe nuk ishim të sëmura. Ne vuajmë për një përkëdheli dhe kur e marrim një të tillë e tregojmë mirënjohjen me gërrhimat tona shëruese. Gjithsesi…
Mami jonë ishte një prej maceve më të bukura të lagjes ku linda. Kur linda unë, mami bëri edhe shtatë motra dhe vëllezër të tjerë për mua. Sa shumë që I doja… Por vëllezërit dhe motrat e mija I morën njerëzit në shtëpitë e tyre. Sa më bëhej qejfi që ata gjenin një familje. Vetëm unë ngela me prindërit. Nuk e kuptoja përse mua nuk më afrohej kush. E kishim fuçinë tonë dhe rrinim atje. Mami me babin sillnin ushqime, por unë isha I vogël dhe doja vetëm të pija. Pas ca kohësh fillova edhe të haja. Mami nuk më linte të dilja shumë largë fuçisë, po unë si mistrec I ikja fshehur. Ca ditë ra shi, dhe mami nuk më la të dal fare jashte fuçisë. Kisha frikë. Nuk kasha provuar ndonjëherë të lagesha. Kur mbusha 2 muaj, mami solli nje cop proshutë në fuci. E hëngra të gjithën dhe dola I lumtur përjashta. Nuk e kuptoja pse njerëzit më shmangeshin. Vëllezërit dhe motrat e mija I morën pa bërë një javë, mua jo. Dola te trotuari para koshit me shpresen se do më merrnin. Por disa më shtynin, disa ndërronin rrugë kur më shihnin, disa më trëmbnin. Unë ikja deri te fuçia dhe kthehesha prap në trotuar. E kasha vendosur që atë ditë të gjeja një shtëpi, se mami nuk do rrinte gjithmon me mua. Atë e prisnin në shtëpi. Por aty ndodhi më e keqja. Një djalë më vërsuli qenin të më kapte. Po vrapoja pë rte fuçia por nuk po e kapja dot. Në gjysmën e rrugës qeni më kapi me dhëmbë në këmbë. Mendova se më erdhi fundi. Putrat e mija ishin të pafuqishme kundër dhëmbëve të tij. Isha vetëm 2 muajsh dhe nuk doja të vdisja aq shpejt, kur në moment qeni më lëshoi dhe iku me vrap duke qarë. Nuk po kuptoja. Ndjeva vetëm një dorë të ngrohtë që më kapi me kujdes dhe një zë të bukur që më fliste:
- Hej bukurosh! Je I sigurtë tani. Qenin e largova unë.
Asnjëherë më parë nuk isha ndjerë aq I sigurtë. Për një moment pash poshtë dhe më kapi prap frika. Ju hodha direct në gjoks atij që po më mbante në duar. Kisha frikë. Nuk isha ngjitur ndonjëherë aq lartë. Djali që më mbante në gjoks hoqi bluzën me zinxhir dhe më mbuloi me të. Më kishte shtërnguar pas  vetes dhe ndihesha sin ë parajsë. Filloi të pyeste njerëzit rrugës nëse isha I ndokujt aty afër. Më kapi ankthi. Mendova se do më linte prap tek fuçia. Nuk doja të kthehesha atje. Mami iku kur pa se më mori ai në krah. Do mbetesha vetëm. Doja ti tregoja që nuk më do askush por nuk flisja dot si ai. Pikërisht në atë moment ai më mori mes duarsh dhe më pa në sy:
- Hej Sybukur. Më duket se nuk të dashka njeri! Mos u mërzit se të dua unë. Do të marr në shtëpi që të mjekojmë pak këtë këmbën që na bëri dhuratë ai qeni I keq dhe do flem gjumë. Nesër do ikim të dy tek xhaxhi doktori të vizitohesh. Hajde mbështetu prap te kraharori. Të thash që quhem Akil? Ndersa ti, hmmmmmmmmmm, si thua për Zeppelin?
Në atë moment u ndjeva si kurrë më parë. Kisha një emër dhe një familje. Nuk isha më kotelja e urryer e koshit të plehrave. Tani isha Zeppelin-i!
Java e parë ishte e vështirë. Me zor e lëvizja putrën ku më kishte kafshuar qeni. Përveç kësaj, doktori I tha Akilit që isha ftohur dhe duhet të qëndroja brënda, afër vatrës. Është e vërtetë që ne maçokëve na pëlqen të rrijmë afër zjarrit, por jo mua. Unë isha një shpirt I lirë. Sikur të mos ishin të gjitha këto, me zor I mbushëm mëndjen edhe mamit të Akilit që unë isha I mirë. Akili nuk ishte I vogël por rrinte në shtëpi me mamin dhe ajo më bënte për të ngrënë. Ja fitova zemrën shpejtë. Ishte një mami e mirë. Ajo u kujdes dhe unë u shërova shpejtë. Fillova të dilja përjashta. Në fillim vetëm në oborr që të mos humbisja, pastaj fillova të bëja xhiro në lagje. Plakat I thonin mamit pse më mbante, mos I sillja ters. NUK MBAHET MAÇOKU I ZI NË SHTËPI SE ËSHTË TERS I tha një ditë një plakë tek dera. Por ajo ishte një mami e mirë. I thoshte gjithnjë se isha I urtë.
Tani, jo për tu mburrur po isha djalë I mbarë. Nuk luaja me perdet, çiçin e bëja gjithmmonë përjashta poshtë pemës që vaditej përditë, frigoriferin nuk e ngacmoja me putra. Unë isha maçoku ideal, por asnjëherë nuk e kuptova pse më lanin në vaskë. E urreja vaskën. Unë isha vet I pastër. Gjithsesi…
Ditët kalonin dhe unë rritesha. Gjatë ditës rrija me mamin ose bëja xhiro në lagje. Pasdite, kur kthehej nga puna Akili, luaja me të. Ngjiteshim në çati. Aty I pëlqente Akilit të shkruante poezi ose të dëgjonte muzikë rock. Një ditë më mori afër vetes dhe më tregoi pse ma kishte vënë emrin Zeppelin, paçka se unë e kasha kuptuar më parë. Kur vajta 2 vjeç kisha edhe unë të dashur, si Akili. Ajo ishte e bardhë si Bora. Ishte macja e të dashurës së Akilit, Iridës. Madje ne bëm kotele para atyre. Unë dhe Bianka bëm pesë kotele. Katër goca dhe një çun. Çuni ishte identik si unë. I zi dhe me sy gri. Gocat I dhamë tek shokët dhe shoqet e Akilit ndërsa djalin e mbajti Irida duke qënë se Bianka do ikte me motrën e Iridës. Ishin kohë të vështira. Ndarja nga Bianka më lëndoi, por kasha Ziun, djalin tim. Lunim shpesh. Akili me Iridën menduan se ziheshim. E doja shumë djalin tim.

Kohët e vështira nuk ishte e thënë të mbaronin aty për mua. Akili do ndërronte shtëpi. Vajtëm te shtëpia e re por nuk ishte për mua. Ishte një shtëpi në pallat, mes pallatesh. Nuk kishte vënd për mua atje. Isha gjithë kohës I plogësht. Një ditë pash derën hapur dhe ja mbatha. Me zor e gjeta rrugën për në shtëpinë e vjetër. Kur e pash nga largë u lumturova. Pash drita të ndezura dhe vrapova. Akili e kishte kuptuar pse kasha ikur dhe kishte ardhur prap te shtëpia e re. Vrapova të futesha nga dritarja, si gjithmonë, por kur u futa brënda nuk pash as Akilin dhe asnjë nga ata që njihja. Përkundrazi, disa supersticioz të tmerruar më goditën me një gotë që u thye në kokën time. Dhimbja ishte e tmerrshme. Akili erdhi më mori dhe më çoi dirktë në spital. Më operuan për të më hequr copën e xhamit të mbetur nga gota në kokën time por më kotë. Aty pash për herë të parë Akilin të qante. Tani ai kujdeset për Ziun. Im bir nuk ishte shpirt I lirë si unë, ndaj nuk e ka problem të qëndroj në pallat.

Unë ju shoh nga këtu sipër. Të gjithë ju që më deshët, ju dua. Të gjithë ju që urreni macet e zeza, ju lutem mos e bëni. Nëse banorët e rinj të shtëpisë ku unë jetova nuk do ishin supersticiozë, unë sot do isha gjallë. Ne jemi si ju, nuk I bëjmë keq askujt.
Lamtumirë, Zeppelini.